Pacientët & takimet
Kartela dentare, anamneza dhe kalendari i çdo mjeku, në një vend.
Drejtoni dhe menaxhoni klinikën tuaj dentare me një program që fokusohet te rritja e fitimeve, kujdesi për pacientin dhe më shumë kohë për stafin. DentalSoft është programi nr. 1 për klinika dentare në Shqipëri & Kosovë.
DentalSoft ju ofron më shumë se një koleksion funksionesh. Krahasuar me sistemet e tjera të menaxhimit të klinikave dentare, ai ju jep zgjidhje për menaxhimin e brendshëm të biznesit.
Me DentalSoft përmirësoni kujdesin ndaj pacientit dhe, në të njëjtën kohë, çdo proces tjetër të klinikës: nga kalendari i takimeve dhe njoftimet automatike, te pagesat me këste, burimet njerëzore, furnitorët dhe fitimi i klinikës.
Kartela dentare, anamneza dhe kalendari i çdo mjeku, në një vend.
Kujtesa automatike me SMS dhe email, në orën që zgjidhni ju.
Pagesat, këstet, debitorët, shpenzimet dhe bilanci ekonomik.
Raporte të qarta për rentabilitetin dhe performancën e klinikës.
Paneli informues i DentalSoft e vë gjithë ekipin të punojë së bashku për qëllimet e klinikës. Është i lehtë për t’u lexuar dhe gati sapo hyni në program.
Çdo anëtar i ekipit e di çfarë duhet të bëjë sot, dhe klinika mbetet gjithmonë në shënjestër të qëllimit mujor.
DentalSoft ju lejon të matni dhe të analizoni punën në klinikën tuaj dentare si një ekspert biznesi. Kontrolloni ecurinë e klinikës në çdo kohë, kudo dhe nga çdo pajisje.
Ndërhyni shpejt në çështjet kritike, që të mos humbni pacientë, dhe shfrytëzoni çdo mundësi për të përmirësuar rezultatet financiare. Shikoni modulin e raporteve.
Menaxhoni komunikimin me pacientët me lehtësi dhe efikasitet. Rritni kënaqësinë dhe besimin e tyre me kalimin e kohës.
Me DentalSoft.al ky është një proces i lehtë dhe automatik: ju kujdeseni për pacientët, programi kujdeset për njoftimet.
Ruani pagesat cash ose me këste, ndiqni debitorët dhe shpenzimet, dhe shihni bilancin ekonomik të klinikës pa fletore dhe pa llogari të humbura.
Një llogari për klinikën, me nënllogari për administratorin, recepsionin dhe dentistët. Secili sheh vetëm atë që i duhet.
Aplikacioni DentalSoft ju jep qasje të shpejtë në të dhënat e klinikës kur jeni jashtë zyrës, nga smartphone ose tablet.
Zgjidhja jonë në cloud u zhvillua në partneritet me dentistë dhe klinika dentare, përmes përvojës së përditshme.
Nuk ka nevojë për konfigurim të veçantë. Me një pajisje të lidhur në internet, filloni menjëherë.
Trajnim live në klinikë ose në distancë për gjithë stafin, sa herë që ju nevojitet.
E vetmja platformë për menaxhimin e klinikës dentare e projektuar nga dentistët, për dentistët.
Serverë në qendra të dhënash në Gjermani dhe Shqipëri, të dhëna të enkriptuara dhe backup automatik ditor.
Keni nevojë për diçka specifike për klinikën tuaj? Na kontaktoni dhe e realizojmë pa kosto ekstra.
Transferojmë të dhënat e pacientëve nga programi që përdorni sot, pa humbur historinë.
Është softueri me të cilin klinika menaxhon në një vend pacientët, takimet, kartelat dentare, komunikimin me pacientët, pagesat, shpenzimet, stafin dhe raportet. DentalSoft është programi nr. 1 i këtij lloji në Shqipëri dhe Kosovë dhe punon në cloud, pa instalim.
Raportet tregojnë të ardhurat neto, performancën sipas mjekut dhe shërbimit, debitorët dhe pagesat e ardhshme. Kujtesat automatike me SMS ulin takimet e humbura, ndërsa pagesat me këste dhe debitorët ndiqen pa letra.
Po. DentalSoft ka aplikacion për iOS dhe Android, të sinkronizuar me versionin web. Shihni takimet, pacientët dhe ecurinë e klinikës kudo që të ndodheni.
Programi nuk kërkon konfigurim të veçantë: me një pajisje të lidhur në internet mund të filloni brenda 10 minutash. Trajnimi i stafit dhe transferimi i të dhënave nga programi i vjetër bëhen nga ekipi ynë. Shikoni edhe çmimet e programit.
Bashkohuni me mbi 243 klinika dentare që e menaxhojnë punën e përditshme me DentalSoft. Provë falas për 3 ditë, pa detyrim.