Menaxhoni pacientët
Krijoni një profil profesional për çdo pacient, me gjithë historinë e tij dentare.
DentalSoft (Dental Soft) është sistemi profesional për menaxhimin e klinikës dentare në cloud. Bashkon pacientët, takimet, kartelat dentare, rreze X, njoftimet SMS, financat dhe raportet në një platformë të vetme, të sigurt dhe të thjeshtë për t’u përdorur, nga çdo pajisje.
I përshtatet çdo klinike dentare, pavarësisht madhësisë
DentalSoft është një program interaktiv dhe i zgjuar, i zhvilluar me teknologjitë më të fundit, që i ndihmon dentistët të menaxhojnë klinikat e tyre në mënyrë efikase dhe inteligjente.
Programi bazohet në një bazë të dhënash të strukturuar në cloud, që ruan dhe rregullon në mënyrë të sigurt të dhënat mjekësore të pacientëve. Ai lehtëson menaxhimin e pacientëve, raportimin, monitorimin dhe matjen e performancës, dhe u përshtatet klinikave të vogla, të mesme dhe në shkallë të gjerë.
Mbi 243 klinika dentare në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit punojnë çdo ditë me DentalSoft.













E ardhmja e stomatologjisë qëndron në botën dixhitale. Menaxhoni të gjitha aktivitetet e përditshme të klinikës suaj shumë lehtë dhe shpejt me DentalSoft.
Programi ynë e lehtëson ndjeshëm menaxhimin e klinikës suaj dentare dhe maksimizon suksesin e saj. Kurseni kohë dhe ulni kostot me një program modern dhe intuitiv, jepini klinikës një pamje të re dhe lërini pacientët tuaj të gëzojnë shërbime ekskluzive.
Zgjidhni për klinikën tuaj versionin e programit që u përshtatet më së miri nevojave tuaja.
Zgjidhni versionin tuaj…dhe shumë më tepër!
Zgjidhja jonë në cloud është zhvilluar në partneritet me shumë dentistë dhe klinika dentare, përmes përvojës së përditshme. Të gjitha funksionet janë zhvilluar dhe testuar, dhe për çdo kërkesë shtesë mund të na kontaktoni: ua realizojmë pa kosto ekstra.
Krijoni një profil profesional për çdo pacient, me gjithë historinë e tij dentare.
Vendosni takime dhe menaxhoni kohën tuaj përmes kalendarit tonë interaktiv.
Menaxhim i plotë dhe profesional i kartelave dentare dhe i anamnezave të pacientëve.
Lajmëroni pacientët për rezervimet e tyre me SMS dhe email, në orën që ju dëshironi.
Pagesat e pacientëve, debitorët, shpenzimet, pagat e stafit, pagesat me këste dhe bilancet ekonomike.
Të gjitha shënimet e klinikës dhe preventivat e pacientëve ruhen në DentalSoft.
Mos humbni më kohë duke kërkuar dosje letre. Çdo informacion i pacientit është i organizuar dhe gati kur ju duhet.
Kontrolloni ecurinë e klinikës suaj dentare në çdo kohë, kudo dhe nga çdo pajisje. Analizoni të dhënat, vendosni objektivat dhe përmirësoni rezultatet dita ditës, duke matur atë që ka më shumë rëndësi.
Ndërhyni shpejt në çështjet kritike për të mos humbur pacientë dhe shfrytëzoni çdo mundësi për të përmirësuar performancën financiare.
DentalSoft ju jep përgjigjet, që të rritni vlerën e çdo pacienti dhe të siguroni menaxhimin optimal.
Menaxhimi i klinikës dentareMenaxhoni komunikimin me pacientët tuaj me lehtësi dhe efikasitet, dhe rritni kënaqësinë dhe besimin e tyre me kalimin e kohës.
Me DentalSoft.al ky është një proces i lehtë dhe automatik: ju punoni me pacientët, programi kujdeset për njoftimet.
Si funksionon komunikimiNuk ka nevojë për server, instalime apo njohuri teknike. Ne ju ndihmojmë në çdo hap.
Na tregoni për klinikën tuaj dhe ju prezantojmë programin live, sipas nevojave tuaja.
Shtojmë mjekët, shërbimet dhe çmimet tuaja, dhe ju ndihmojmë të transferoni të dhënat ekzistuese.
Hyni nga kompjuteri, tableti ose celulari. Ekipi ynë mbetet pranë jush për çdo pyetje.
Askush nuk e kupton drejtimin e një klinike dentare më mirë se njerëzit që e bëjnë këtë çdo ditë.
Prandaj në DentalSoft jemi krenarë të themi se jemi e vetmja platformë për menaxhimin e klinikës dentare e projektuar dhe e dizajnuar nga dentistët, për dentistët.
E dimë mirë si menaxhohet çdo proces në një klinikë dentare, nga kalendari i takimeve deri te fitimi i klinikës.
Na lejoni t’jua shpejtojmë proceset e menaxhimit të klinikës, me saktësi të garantuar, që sot!
Kërko demo falasAutomatizoni caktimin e takimeve dhe zgjeroni vetë-shërbimin: pacientët aksesojnë rezervimet, deklaratat, faturat dhe historinë shëndetësore me disa klikime.
Siguri e avancuar e të dhënave, backup automatik dhe manual, akses në çdo kohë dhe më pak shpenzime operative për IT.
Ruani pagesat cash ose me këste, menaxhoni debitorët dhe raportet ekonomike të klinikës.
Më pak letra do të thotë më shumë kohë për stafin, më shumë hapësirë dhe rregull në klinikë, dhe para të kursyera.
Që nga viti 2018, DentalSoft është sistemi profesional i menaxhimit për klinika dentare, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Sot mbi 645 dentistë e përdorin për menaxhimin e klinikës dentare: nga takimet dhe kartela dentare, te financat dhe raportet.
Një program për klinika dentare është softueri me të cilin dentisti dhe stafi menaxhojnë çdo ditë pacientët, takimet, kartelat dentare, trajtimet dhe pagesat. DentalSoft, i njohur edhe si Dental Soft, e bën këtë në cloud: pa instalime, pa server në klinikë dhe nga çdo pajisje.
Ndryshe nga programet e përgjithshme për klinika, DentalSoft është ndërtuar vetëm për stomatologjinë, së bashku me dentistë. Ka odontogram, plane trajtimi, rreze X, kujtesa me SMS, pagesa me këste dhe raporte financiare, të gjitha në gjuhën shqipe, edhe për klinikat dentare në Kosovë.
Nga klinika me një karrige deri te rrjetet me disa degë, programi dentar përshtatet me madhësinë tuaj. Shikoni modulet e programit dentar, çmimet e programit, si funksionon menaxhimi i klinikës dentare ose lexoni udhëzuesin si të zgjidhni programin për klinikën dentare.
DentalSoft (Dental Soft) është programi nr. 1 për klinika dentare në Shqipëri & Kosovë, i përdorur nga mbi 243 klinika. Është një program dentar në cloud për menaxhimin e klinikave dentare dhe stomatologjike. Ai mbulon pacientët, takimet, dokumentet me rreze X, trajtimet, financat, furnitorët dhe raportimin, në një platformë të vetme.
Gjithçka që ndodh në klinikë: pacientët dhe kartelat dentare, kalendarin e takimeve, kujtesat me SMS dhe email, trajtimet, pagesat me këste, debitorët, shpenzimet, furnitorët, stafin dhe raportet e fitimit. Lexoni më shumë te menaxhimi i klinikës dentare.
Jo. DentalSoft punon nga shfletuesi i internetit në kompjuter, tablet ose celular. Nuk ju duhet server apo instalim.
Po. Të dhënat ruhen në një bazë të dhënash të strukturuar në cloud, me lidhje të enkriptuara, të drejta aksesi sipas rolit dhe kopje rezervë të rregullta.
Po. DentalSoft u përshtatet klinikave dentare të vogla, të mesme dhe në shkallë të gjerë, përfshirë rrjetet me disa degë.
Çmimi varet nga madhësia e klinikës dhe paketa që zgjidhni. Nuk ka kosto instalimi, pagesa të fshehura apo kontrata afatgjata. Shikoni çmimet e programit ose kërkoni një ofertë falas.
Po. Prova është falas për 3 ditë. Plotësoni formularin te Kërko Demo dhe brenda 1 ore ju dërgojmë të dhënat për ta provuar DentalSoft në klinikën tuaj.
Kontrolloni angazhimet dhe rezervimet e pacientëve në kompjuter, laptop, tablet, smartphone dhe në çdo pajisje me internet. Axhenda juaj është gjithmonë e sinkronizuar me klinikën.
Me pushime dhe doni të kontrolloni ecurinë e klinikës? Merrni telefonin dhe e keni të gjithë klinikën në majë të gishtave.
Bashkohuni me mbi 243 klinika që punojnë me programin nr. 1 për klinikat dentare në Shqipëri & Kosovë. Provojeni falas për 3 ditë.