Historia jonë

Mirësevjen në DentalSoft

Nga një ide në vitin 2017 dhe mbi 31 intervista me dentistë, te programi nr. 1 për klinikat dentare në Shqipëri & Kosovë, që sot e përdorin mbi 243 klinika brenda dhe jashtë vendit.

Si nisi gjithçka

Një program i ndërtuar duke dëgjuar dentistët

Historia e DentalSoft nis në vitin 2017 me një vëzhgim të thjeshtë: shumica e dentistëve punonin me programe të instaluara në kompjuterin e zyrës ose në laptop. Programe të vështira për t’u përdorur, të shtrenjta për të ruajtur të dhënat, të ngadalta për t’u përditësuar dhe të paarritshme jashtë klinikës ose nga celulari.

Para se të shkruanim rreshtin e parë të kodit, u ulëm me ata që e njohin më mirë këtë punë. Zhvilluam mbi 31 intervista me dentistë të ndryshëm, dëgjuam çfarë u mungonte në programet konkurruese që përdornin dhe çfarë do t’ua lehtësonte ditën në klinikë.

Në vitin 2018 lindi versioni i parë i DentalSoft: një platformë gjithëpërfshirëse në cloud, e ideuar për dentistin modern dhe aq e thjeshtë sa ta përdorësh si Facebook.

Programi DentalSoft në kompjuter, tablet dhe celular me kalendarin e takimeve të klinikës dentare
  • 243Klinika dentare
  • 645Dentistë aktivë
  • 296,000Pacientë
  • 2,350,000Takime & SMS
Fakte kryesore

DentalSoft me pak fjalë

Çfarë është
Program për klinika dentare në cloud (SaaS) për pacientët, takimet, kartelat dentare, rreze X, financat dhe raportet.
Emri
DentalSoft, i njohur edhe si Dental Soft
Themelimi
Ideja në 2017, versioni i parë në 2018, pas 31+ intervistash me dentistë
Selia
Vorë, Tiranë, Shqipëri
Tregjet
Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit
Përdoruesit
243+ klinika dentare, 645 dentistë aktivë, 296,000 pacientë
Platformat
Web (çdo shfletues), iOS dhe Android
Gjuha
Shqip
Siguria
Enkriptim, backup ditor në 18:00, eksport në Excel/XML
Pjesë e
ENOR Technologies
Provë falas
3 ditë falas. Kërkoni demo, të dhënat vijnë brenda 1 ore
Kontakt
info@dentalsoft.al · +355 69 60000 11
Rrugëtimi ynë

Nga një ide te programi nr. 1 për klinikat dentare

  1. 2017

    Ideja

    Lind ideja për një program dentar në cloud, të thjeshtë dhe të arritshëm nga kudo.

  2. 31+

    Intervista me dentistë

    Dëgjojmë kërkesat e tyre dhe i kthejmë në veçori konkrete të programit.

  3. 2018

    Versioni i parë

    DentalSoft zhvillohet për herë të parë dhe nis punën në klinikat e para.

  4. Sot

    243+ klinika

    DentalSoft bëhet programi nr. 1 për klinikat dentare në Shqipëri & Kosovë, me klinika edhe jashtë vendit.

Klientët tanë

Klinikat që na besojnë

Mbi 243 klinika dentare në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit punojnë çdo ditë me DentalSoft.

  • iDental
  • GD Grand Dental Hospital & Laborator
  • Lorid Xhindoli White Dental Clinic
  • Manjani Dental
  • Biodent
  • Pacific Dental Clinic
  • Amici Dent
  • Emax Dental Clinic
  • Dentfamily
  • Dibra Dent – Klinikë & Laborator Dentar
  • Dental Tirana – Dr. Eraldi Bregova
  • Implant Dent
  • Dentos Klinika Dentare
Ne ofrojmë një mënyrë më të mirë

Më shumë kohë për atë që ka rëndësi

Mjetet tona ju lejojnë të përqendroheni më pak te problemet e IT-së dhe më shumë te kujdesi për pacientin, efikasiteti i klinikës dhe rritja e të ardhurave. Shikoni si funksionon menaxhimi i klinikës dentare me DentalSoft.

Programet e vjetra

  • Të instaluara vetëm në kompjuterin e zyrës
  • Të vështira për t’u mësuar nga stafi
  • Kosto të larta për ruajtjen e të dhënave
  • Përditësime të rralla dhe të ngadalta
  • Të paarritshme jashtë klinikës ose nga celulari

DentalSoft

  • 100% në cloud – mjafton një lidhje interneti
  • I thjeshtë për ju, stafin dhe pacientët tuaj
  • Pa server, pa pagesa shtesë apo të fshehura
  • Përditësohet rregullisht sipas kërkesave tuaja
  • Punon në kompjuter, tablet e celular, kudo në botë

Keni përdorur deri dje një program tjetër? DentalSoft i konverton të dhënat e programit tuaj të vjetër, në përputhje të plotë me sistemin e ri.

Fleksibël dhe praktik

Një llogari, gjithë ekipi i klinikës

Një llogari klinike mund të ketë shumë nën-llogari: për administratorin, recepsionin ose dentistët e tjerë të klinikës.

  • Nën-llogari për çdo anëtar të ekipit
  • Leje aksesi që vendosen dhe kufizohen për çdo fushë të sistemit
  • Të dhënat ndahen vetëm me personat e autorizuar
Siguria

Të dhënat tuaja janë shumë të rëndësishme për ne

Çdo e dhënë enkriptohet dhe nuk mund të lexohet as nga personat që kanë akses në server vetëm për qëllime mirëmbajtjeje.

Enkriptim në disa nivele

Të dhënat ruhen të enkriptuara me metoda të ndryshme enkriptimi.

Certifikata ndërkombëtare

Protokolle dhe certifikata sigurie të certifikuara ndërkombëtarisht.

Firewall dhe mbrojtje DDoS

Serverat mbrohen me firewall dhe mbrojtjen më të mirë kundër sulmeve DDoS.

Backup çdo ditë në 18:00

Programi krijon automatikisht një kopje rezervë të të dhënave çdo ditë.

Mjedise të ndara

Mjedisi i zhvillimit është i ndarë nga ai operacional ku punon klinika juaj.

Të dhënat janë tuajat

Shkarkoni kopjen tuaj ose eksportoni të dhënat në Excel ose XML në çdo kohë.

Premtimi ynë

Pa surpriza, me ju në çdo hap

Misioni ynë është të zgjidhim çdo çështje që hasni gjatë ditës në klinikën tuaj dentare.

Pa pagesa të fshehura

Asnjë pagesë shtesë apo e fshehur. Dini gjithmonë sa paguani.

Pa kontrata afatgjata

Qëndroni me ne sepse ju shërben, jo sepse jeni të detyruar.

Përditësime të vazhdueshme

DentalSoft përditësohet rregullisht me kërkesat dhe opsionet që na kërkojnë klientët.

Ekipi ynë miqësor i suportit teknik e di mirë: kënaqësia e klientit është gjithmonë e para.

— Ekipi i DentalSoft

Bëhuni pjesë e historisë sonë

Provoni DentalSoft falas dhe shikoni pse mbi 243 klinika dentare punojnë çdo ditë me të.