Këto kushte rregullojnë përdorimin e faqes dentalsoft.al dhe të programit DentalSoft. Duke përdorur faqen ose programin, ju pranoni këto kushte.
1. Pranimi i kushteve
Kushtet vlejnë për çdo vizitor të faqes dhe për çdo klinikë ose përdorues të programit DentalSoft. Nëse përdorni programin në emër të një klinike, konfirmoni se keni të drejtë ta përfaqësoni atë. Marrëveshja ose oferta e nënshkruar me klinikën ka përparësi ndaj këtyre kushteve aty ku ato ndryshojnë.
2. Shërbimi
DentalSoft është një program në cloud për menaxhimin e klinikave dentare: pacientët, takimet, kartelat dentare, dokumentet, financat, furnitorët dhe raportet. Programi aksesohet përmes shfletuesit dhe aplikacioneve për iOS dhe Android. Përveç programit, ofrojmë edhe shërbime si faqe interneti, hosting dhe marketing digjital, sipas ofertës përkatëse.
3. Llogaria dhe prova falas
- Të dhënat që na jepni kur kërkoni demo ose krijoni llogarinë duhet të jenë të sakta.
- Jeni përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimeve dhe për veprimet e kryera me llogarinë dhe nën-llogaritë e klinikës (administrator, recepsion, dentistë).
- Na njoftoni menjëherë nëse dyshoni se dikush ka hyrë në llogari pa leje.
- Prova falas zgjat 3 ditë dhe jepet për të testuar programin. Mund ta përfundojmë provën nëse përdoret për qëllime të tjera.
4. Abonimi dhe pagesat
Çmimi dhe paketa përcaktohen në ofertën që merr klinika. Nuk ka pagesa shtesë ose të fshehura dhe nuk ka kontrata afatgjata: abonimi mund të ndërpritet në fund të periudhës së paguar. Në rast vonese në pagesë, pas njoftimit paraprak, qasja në program mund të kufizohet derisa të shlyhet detyrimi.
5. Të dhënat e klinikës
- Të dhënat që klinika regjistron në program i përkasin klinikës. DentalSoft i përpunon vetëm për të ofruar shërbimin, sipas Politikës së Privatësisë dhe marrëveshjes me klinikën.
- Klinika është përgjegjëse të ketë bazë ligjore për të dhënat e pacientëve që regjistron, përfshirë pëlqimin e tyre për njoftimet me SMS dhe email.
- Klinika mund t’i eksportojë të dhënat në çdo kohë në format Excel ose XML. Pas ndërprerjes së abonimit, të dhënat ruhen dhe fshihen sipas afatit të përcaktuar në marrëveshje.
6. Përdorimi i lejuar
Nuk lejohet:
- përdorimi i programit për qëllime të paligjshme ose në kundërshtim me ligjin për të dhënat personale;
- përpjekja për të anashkaluar sigurinë, për të hyrë në llogari të tjera ose për të ngarkuar viruse;
- kopjimi, shitja ose inxhinieria e kundërt e programit;
- dërgimi i mesazheve të padëshiruara (spam) përmes modulit të SMS dhe email-it.
7. Disponueshmëria dhe kopjet rezervë
Bëjmë çdo përpjekje që programi të jetë i disponueshëm vazhdimisht dhe krijojmë kopje rezervë automatike çdo ditë. Herë pas here mund të ketë ndërprerje të shkurtra për mirëmbajtje ose përditësime, të cilat përpiqemi t’i bëjmë jashtë orarit të punës. Nuk mund të garantojmë që shërbimi do të jetë gjithmonë pa asnjë ndërprerje ose gabim.
8. Pronësia intelektuale
Programi DentalSoft, logoja, dizajni dhe përmbajtja e kësaj faqeje janë pronë e DentalSoft. Abonimi ju jep të drejtën e përdorimit të programit gjatë periudhës së abonimit, jo pronësinë mbi të.
9. Kufizimi i përgjegjësisë
DentalSoft është një mjet menaxhimi dhe nuk zëvendëson vendimet profesionale të mjekut. Në masën që e lejon ligji, nuk mbajmë përgjegjësi për dëme të tërthorta, si humbje fitimi, që vijnë nga përdorimi ose pamundësia e përdorimit të shërbimit. Përgjegjësia jonë totale kufizohet në shumën e paguar nga klinika për shërbimin gjatë 12 muajve të fundit.
10. Ndryshimet
Mund t’i përditësojmë këto kushte. Për ndryshimet e rëndësishme i njoftojmë klientët me email përpara se të hyjnë në fuqi. Data e përditësimit të fundit shfaqet në krye të faqes.
11. Ligji i zbatueshëm
Këto kushte rregullohen nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet përpiqemi t’i zgjidhim fillimisht me mirëkuptim. Nëse kjo nuk arrihet, ato shqyrtohen nga gjykatat kompetente në Tiranë.
12. Na kontaktoni
DentalSoft · NIPT/NUIS L91728018B · Rr. Unaza, Pallati Bardhë, kati 1, hyrja 2, 1032, Vorë, Tiranë, Shqipëri
Email: info@dentalsoft.al · Tel: +355 69 60000 11