Plotësisht në shqip
Ndërfaqja e programit, trajnimi dhe mbështetja janë në gjuhën shqipe, për mjekët, asistentët dhe recepsionin.
DentalSoft është programi për klinika dentare në cloud që përdorin klinika në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit. Në shqip, pa instalim dhe me ekipin tonë pranë jush, kudo që ndodhet klinika.
Klinikat dentare në Kosovë kanë nevojë për një program që e kupton punën e tyre të përditshme, flet të njëjtën gjuhë dhe nuk kërkon server apo teknik në klinikë.
Ndërfaqja e programit, trajnimi dhe mbështetja janë në gjuhën shqipe, për mjekët, asistentët dhe recepsionin.
Punon nga shfletuesi në kompjuter, tablet ose celular. Nuk ju duhet server në klinikë dhe as instalime të shtrenjta.
Trajnim live për gjithë stafin përmes Zoom, TeamViewer ose AnyDesk, pa pasur nevojë të udhëtoni.
Serverë në qendra të dhënash në Gjermani dhe Shqipëri, të dhëna të enkriptuara dhe backup automatik çdo ditë në orën 18:00.
Në kërkesën për demo pranojmë si NIPT-in e biznesit në Shqipëri, ashtu edhe NUI-n e biznesit në Kosovë.
Transferojmë pacientët dhe historinë e tyre nga programi që përdorni sot, pa humbur të dhëna.
Meqë DentalSoft punon në cloud, nuk ka rëndësi nëse klinika juaj është në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë apo në një qytet tjetër. Ju duhet vetëm një lidhje interneti.
Shikoni si funksionon menaxhimi i klinikës dentare me DentalSoft, nga takimet e ditës deri te raportet e fitimit.
Të njëjtat module që përdorin klinikat në Shqipëri, të gatshme për klinikën tuaj në Kosovë.
Profili i pacientit, anamneza, odontogrami, rreze X dhe historia e trajtimeve.
PacientëtKalendar për çdo mjek dhe kujtesa automatike me SMS dhe email para takimit.
TakimetPagesa të plota dhe me këste, debitorët, shpenzimet, faturat dhe bilanci ekonomik.
FinancatPerformanca sipas mjekut dhe shërbimit, të ardhurat neto dhe rrjedha e parave.
RaportetGjithçka bëhet në distancë. Ekipi ynë ju ndihmon në çdo hap.
Plotësoni formularin te Kërko Demo me të dhënat e klinikës dhe NIPT-in ose NUI-n.
Brenda 1 ore (në orarin e punës) ju dërgojmë të dhënat për ta provuar programin falas.
Trajnojmë stafin në distancë dhe transferojmë të dhënat nga programi i vjetër.
Po. DentalSoft përdoret nga klinika dentare në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit. Punon në cloud, ndaj klinikës i duhet vetëm një lidhje interneti.
Po. Ndërfaqja e programit, trajnimi dhe mbështetja janë në gjuhën shqipe.
Trajnimi bëhet live në distancë, përmes Zoom, TeamViewer ose AnyDesk, për gjithë stafin dhe sa herë t’ju nevojitet.
Po. Prova është falas për 3 ditë. Plotësoni formularin te Kërko Demo, me NIPT ose NUI, dhe brenda 1 ore ju dërgojmë të dhënat për ta provuar.
Në serverë në qendra të dhënash në Gjermani dhe Shqipëri, të enkriptuara dhe me backup automatik çdo ditë. Të dhënat i përkasin klinikës dhe mund të eksportohen në çdo kohë në Excel ose XML.
Çmimi varet nga madhësia e klinikës dhe paketa (Start, Profesional ose Enterprise). Nuk ka kosto instalimi, pagesa të fshehura apo kontrata afatgjata. Shikoni çmimet e programit ose kërkoni një ofertë.
Provë falas për 3 ditë, pa detyrim. Të dhënat për provën ju vijnë brenda 1 ore.