Mirësevjen në DentalSoft
DentalSoft është një program interaktiv dhe i zgjuar për menaxhimin e klinikave dentare, i zhvilluar në teknologjitë më të fundit për të ndihmuar dentistët të menaxhojnë klinikat e tyre në mënyrë efikase dhe inteligjente. Programi është i bazuar në një sistem të strukturuar të bazës së të dhënave të bazuar në cloud që ruan dhe rregullon në mënyrë të sigurt të dhënat mjekësore të lidhura me pacientët.
Programi DentalSoft synon të lehtësojë proçesin e menaxhimit të pacientëve, raportimit, monitorimit dhe matjes së performancës të klinikës dentare. DentalSoft i përshtatet nevojave të klinikave dentare të vogla, të mesme dhe në shkallë të gjerë.
Duke përdorur DentalSoft, dentistët do të jenë në gjendje të menaxhojnë profilet e pacientëve të tyre, të regjistrojnë rastet e tyre të reja, të ngarkojnë dokumente të tilla si imazhe me rreze x, të dokumentojnë procedurën e trajtimit, të regjistrojnë të gjitha vizitat pasuese, të përgatisin transkriptimet, të caktojnë takimet e radhës dhe shumë e shumë opsione të tjera.
Programi ynë ofron një akses të menjëhershëm të klinikës tuaj duke përfshirë kalendarin e takimeve, kartelat dentare, anamnezat, gjendjen e gojës në kohë reale, të ardhurat nga klinika, shpenzimet financiare, format e punonjësve, dokumentacioni i zyrës dhe shumë më tepër!
Karakteristikat e DentalSoft
Zgjidhja jonë e bazuar në Cloud është zhvilluar në partneritet me shumë dentistë dhe klinika dentare. Ne e ndërtuam atë përmes një eksperience të përditshme. Prandaj, të gjitha funksionet janë zhvilluar dhe testuar, por për çdo kërkesë ekstra ju mund të na kontaktoni dhe ne ua realizojmë pa kosto ekstra.
Funksionalitete të tjera:
- Regjistrimi i pacientit, Shtimi i diagnozave, regjistroni të gjitha vizitat pasuese
- Cloud Backup automatik ditor
- Lista e paracaktuar e shërbimeve dhe lista e çmimeve
- Motori i Brendshëm i Kërkimit
- Panel informues
- Lista e radhëve të pritjes
- Shumëgjuhësh
- Menaxhimi i kalendarit, rezervimet ditore, rikujtesat
- I përshtatshëm me të gjitha pajisjet iOS, Windows, Android
Keni nevojë për më shumë detaje?
Ekipi ynë është i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve tuaja!
10 nga 145 klinikat që përdorin DentalSoft!
Përmisimi i kujdesit ndaj pacientit tuaj
Automatizoni caktimin e takimeve dhe zgjeroni opsionet vetë-shërbimit të pacientit. Pacientët mund të aksesojnë rezervimet personale, deklaratat, faturat dhe historia shëndetësore, të gjitha me disa klikime.
Sigurimi i të dhënave të klinikës tuaj dentare
Mbroni të dhënat e klinikës tuaj dentare dhe fitoni paqe mendore me sigurinë e avancuar të të dhënave, backup automatik & manual, akses në çdo kohë dhe zvogëlim të shpenzimeve operative të lidhura me IT.
Sistem për Menaxhimin e Bilancit, Pagesave ( me keste ose jo) dhe Debitorëve
Në programin DentalSoft ju gjithashtu mund të ruani pagesat cash ose me keste të pacienteve, të bëni menaxhimin e debitorëve dhe menaxhimin e Raporteve Ekonomike.
Thuaji LAMTUMIRE Letrave pafund në Klinikën Tuaj
Një klinikë dentare pa shumë letra dhe dokumenta nëpër këmbë mund të kursejë kohën e stafit tuaj, të krijojë më shumë hapësirë, rregull dhe sistemim në klinikë, dhe më e rëndësishmja, ju kursejnë para.
Prek të ardhmen dixhitale!
E ardhmja e Menaxhimit të Klinikave Dentare
E ardhmja e stomatologjisë qëndron në botën dixhitale. Menaxhoni të gjitha aktivitetet e përditshme të Klinikës suaj në një mënyrë shumë të lehtë dhe të shpejtë me DentalSoft.
Programi ynë i menaxhimit të klinikave dentare do të lehtësojë goxha mënyrën e menaxhimit të klinikës tuaj dentare dhe do të maksimizojë suksesin në klinikën tuaj.
Platforma jonë ofron një akses të menjëhershëm të klinikës suaj duke përfshirë kalendarin e takimeve, kartelat dentare, anamnezat, gjendjen e gojës në kohë reale, të ardhurat nga klinika, shpenzimet financiare, format e punonjësve, dokumentacioni i zyrës dhe shumë më tepër!
Kurseni kohë dhe ulni kostot në sajë të një programi menaxhimi modern dhe intuitiv. Jepni klinikës tuaj një pamje të re dhe lejo që pacientët tuaj të gëzojnë shërbime ekskluzive.
Zgjidhni për klinikën tuaj versionin e programit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja.
Klinika Dentare
Dentistë Aktivë
Pacientë
Takime & SMS
Monitorimi i Klinikës Dentare
Rritni rentabilitetin e Klinikës suaj Dentare: analizoni të dhënat tuaja, vendosni objektivat dhe përmirësoni rezultatet tuaja dita ditës.
Përmirëso performancën e klinikës suaj duke matur atë që është më e rëndësishme për të siguruar menaxhimin optimal.
Ju mund të ndërhyni me shpejtësi në çështjet kritike për të parandaluar humbjen e pacientëve dhe të shfrytëzoni çdo mundësi për të përmirësuar performancën financiare. Vendosni qëllimet që dëshironi të arrini dhe përmirësoni performancën e klinikës suaj dentare.
- Sa prej pacientëve tuaj nuk kanë planifikuar një takim apo kanë marrë një kujtesë?
- Si mund t’i inkurajoni ata që të kthehen në klinikë ?
- Sa takime nuk janë pranuar? Pse?
- A është klinika juaj fitimprurëse?
Rritja e vlerës së secilit pacient, shfrytëzimi i çdo mundësi për të përmirësuar performancën financiare dhe për të siguruar menaxhimin optimal.
Projektuar nga Dentistë Profesionistë
Askush nuk e kupton drejtimin e një klinike dentare më mirë se njerëzit që e bëjnë këtë çdo ditë.
Kjo është arsyeja pse këtu në DentalSoft, ne jemi krenar të themi se ne jemi e vetmja platformë dentare për menaxhimin e klinikës dentare të projektuar dhe dizenjuar nga dentistët për dentistët.
Ne e dimë mjaft mirë se si një klinikë dentare mund të menaxhoj të gjitha proceset, si: kalendari i takimeve, njoftime automatike te pacienteve, burimeve njerezore, furnitoret, pacientët, ecuria e shërbimeve ndaj pacientëve, detyrimet e pacientëve, pagesat me këste, deri tek fitimi i klinikes etj.
Na lejoni t’ju shpejtojmë me saktësi të garantuar proceset e menaxhimit te klinikës me DentalSoft që sot !